PSG-Bayern, blindon Parisin me 3000 policë

Mentor Hoxha

 Nga Mentor HOXHA (Paris) –

 I gjithë Parisi është në festë dhe në pritje të finales së madhe: PSG- Bayern Munich, që do të zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin “Estadio do Sport Lisboa e Benfica” në Lisbonë të Portugalisë. Një finale e madhe për mbarë tifozët dhe sportdashësit e shumtë në mbarë botën, pasi ndeshen dy nga nga skuadrat më elitare të futbollit evropian e botëror që kanë në gjirin e tyre lojtarë yje. PSG lufton për të fituar trofeun e saj të parë të Champions Legaue dhe për ta futur emrin në librin e artë të futbollit europian. Gjithë parizienët dhe 68 milionë francezë i kanë sytë tek finalja e sotme. PSG do të ndeshet me një skuadër të madhe dhe në formë të shkëlqyer, por nga kjo përballje, Parisi do të jetë magjik, -shkruajnç mediat franceze. Për PSG-dhe tifozët e shumtë të saj, kjo është një finale historike, pasi ndodhen për herë të parë  në një finale kaq prestigjioze në futbollin europian. Për të ardhur deri këtu, PSG  eleminoi skuadrat: Real Madrid, Dortmund, Atalanta Bergamo dhe Leipzig, Bayern hoqi  qafe skuadrën londineze, Chelsea, turpëroi 8:2 Barcelonën e Lionel Mesit (8:2), dhe 3: 0 Lyonin e Francës. Ndryshe nga PSG që kërkon trofeun e parë, Bayern e ka fituar plot 5 herë League Champions (1974, 1975, 1976, 2001, 2013)  dhe është mjaft i motivuar për të fituar edhe titullin e gjashtë. Në historinë e tij, Bayern numëron 30 tituj të kampionatit gjerman, 20 Kupa të Gjermanisë, 6 Kupa de la Ligue, 7 Superkupa të Gjermanisë, 1 Kupë bote ndër klube, 2 Kupa interkontinentale, 1 Superkupë UEFA ,  5 League Champions (1974, 1975, 1976, 2001, 2013), 1 Kupë kupash,  dhe 1 Ligë europiane. Paris  SG ka fituar 9 kampionate franceze, 13 kupa të Francës, 9 kupa de la Ligue, 1 Kupë të kupave dhe 1 Kupë internacionale, Intertoto. Mbrëmja e sotme do ta fus PSG- në histori , ose do ta bëjë skuadrën gjermane Mbretëreshën e Evropës për të gjashtën herë. Për nga vlera monetare, ekipi francez qëndon shumë më lart se Bayern. Për 11 lojtarë që luajnë në finalen e sotme, PSG ka paguar 633.5 milionë euro, kurse dhe Bayern vetëm 95 milionë.  Ndeshja e sotme cilësohet nga media-t franceze si një mbrëmje e artë për ekipin francez dhe refreni i pothuaj i përbashkët i tyre është:  “Sonte PSG takim me historinë”.

Ndeshja do të luhet pa tifozë, përshkak të pandemisë së corona Covid -19 dhe dy shtetet nga vijnë skuadrat; Gjermania dhe Franca janë  ndër shtetet evropiane më të prekura nga coronavirusi covid-19.  Gjyqtar kryesor i ndeshjes është  44 vjeçari italian, Daniele Orsato, ndihmësa: Lorenzo Manganelli, Alessandro Giallatini (Itali) dhe gjyqtari i katërt: Ovidiu Hațegan (Rumani) dhe VAR: Massimtiliano Irrati (Itali).  Gjyqtari kryesor, Orsato është gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2010, por për herë të parë i besohet nga UEFA një ndeshje kaq e madhe. Ai ka drejtuar tetë ndeshje në këtë sezon të Champions, përfshirë dhe takimin e parë mes Real Madridit dhe Manchester City . Ka drejtuar një ndeshje çerekfinale të Europa League,dhe ishte gjyqtari i katërt në finalen e kaluar midis skuadrave angleze Chelsea -Arsenal.

Kryebashkiakja e Parisit parashikon 2:1 për PSG

 Finalja e sotme ka krijuar një atmosferë të zjarrtë tek tifozët e PSG-së në Paris dhe në mbarë Francën dhe botën. Ndër ta bie në sy, kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo. Si një nga tifozet më të mëdha të PSG-së, ajo është ftuar nga kjo skuadër për ta ndjekur skuadrën e tyre  në Lisbonë të Potugalisë. Me këtë rast, Kryetarja e Parisit do të takojë edhe kryeministrin portugez, Antonio Costa dhe kryetarin e Lisbonës, Fernando Medina. -“Do të kem fatin të jem në Lisbonë, me ftesë të PSG”, -shkruan ajo në profilin e saj. “Siç bëja shpesh kur skuadra luajti jashtë vendit, në Manchester, Liverpool, Barcelonë, ​​ose Madrid, gjithmonë do të jem atje për të mbështetur PSG. Unë jam një mbështetëse shumë e përkushtuar dhe e dua futbollin”, thote kryetarja e Parisit, e cila sheh një fitore 2 me 1 nga lojtarët e Thomas Tuchel. Kur PSG fiton, i gjithë Parisi fiton! Ne jemi mësuar të themi se Parisi është marka e dytë më e famshme në botë pas Coca-Cola. PSG nuk është shumë larg. Ai gjithashtu mbart imazhin e një sporti popullor që është afër zemrës sime, për të mos përmendur përfitimet ekonomike “, -thotë kryeparisienia Anne Hidalgo, e cila citon Kylian Mbappé, Neymar, Marquinhos, Marco Verratti dhe madje Thiago Silva midis lojtarëve të saj të preferuar. Agjensia “France-Presse” tha që ajo do të udhëtojë atje me aeroplan.

Mbrappé: Këtë mbrëmje, PSG mund të futet në histori

 Ylli i PSG-së, Kylian Mbrappé u shpreh dje në mediat franceze, se këtë mbrëmje PSG mund të futen në histori duke fituar trofeun e Champions League për herë të parë. Ai është optimist për një fitore të PSG-së , ndonëse  ka përballë një skuadër të madhe, që e ka fituar 5 herë  këtë trofe të madh evropian. Tifozët e zjarrtë të PSG dhe ish emrat e mëdhenj të saj dhe të futbollit francez, shprehen në intervistat e tyre se Mbrape dhe Neymar do të jenë ata që do ta fusin ekipin e tyre në historinë e Champions League. Mbrappé  është futbollisti që për moshën  shumë të re që ka, ka fituar mjaft tituj kombëtar e ndërkombëtar. Ka fituar 1 kup bote (Botërorin e kaluar), 4 kampionate franceze, 2 Kupa Franceze, 2 Kupa Ligë, 1 trofe des Champions. Në Botërorin e kaluar u shpall kapion bote dhe “Lojtari  i ri  mirë i botërorit”. Një nga fanset e tij, është edhe qytetarja e parë e Parisit, Anne Hidalgo.

Gjatë finales së mbrëmjes së sotme, kryeqyteti francez, Parisi do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë nga policia dhe xhandarmëria franceze. Kjo për faktin se, dalja e PSG-së në gjysmnëfinale të martën me 18 gusht, u festua në Paris në mënyrë madhështore pa maska dhe distancim social duke rrezikuar përhapjen e  Covid-19. Policia ndërhyri menjëherë duke arrestuar 37 tifozë. Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin kujtoi se 37 arrestime ndodhën të martën (18 gusht) në rrugë pas ndeshjes PSG-Leipzig, kur mijëra mbështetës shkuan atje për të festuar fitoren e ekipit të tyre. 27 persona u sollën para drejtësisë”. Nisur nga fakti që sonte luhet finalja, dhe, nëse PSG triumfon, manifestimet në Paris do të jenë jashtëzakonisht të mëdha, pasi është titulli i parë në historin e këtij klubi, ministria e Brendshme ka mobilizuar 3.000 policë dhe xhandarë  rreth Parc des Princes dhe Champs-Elysées për të shmangur incidentet dhe takimet e festimet e mëdha pa maska dhe distancim social. Ministri i Brendshëm, Darmanin, u shprej dje në profilin e tij dhe në media, “se marrrja e këtyre masave bëhet që “gjërat të shkojnë sa më mirë dhe se veshja e maskës është e siguruar”. Kjo ngjarje sportive është një moment festimi, duhet të mbetet e tillë edhe përkundër epidemisë që na shqetëson, dhe që të gjithë duhet të mbajnë në mend, por duhen zbatuar edhe masat e vendosura nga qeveria”.  “Prioriteti ynë është të garantojmë sigurinë shëndetësore të bashkëqytetarëve tanë dhe të parandalojmë shkeljet e patolerueshme të rendit publik”, -shton ministri. Prefekti, Didier Lallement, prezantoi dje sistemin e sigurisë të vendosur këtë të dielë, ku bëhet thirrje  për sigurimin e masave, për distancimin shoqëror dhe detyrimin për të veshur maskë, për parandalimin e dhunës dhe dëmtimin”. 17 stacionet e metrosë në Paris janë mbyllur këtë të diel, Champs Elysées është rezervuar vetëm për këmbësorë, si dhe janë ngritur pika kontrolli që automjetet të mos përzihen me turmën. Zona ku maskat janë të detyrueshme janë zgjeruar dhe më shumë, ndërkohë do të shpërndahen nw mbrëmje 2.000 maska rreth rrugës.

Trajneri gjerman Flick: PSG, ekip i shkëlqyer. Beckenbauer: “Parisi nuk ka ndonjë dobësi të vërtetë

Situata në dy ekipet kundërshtare nuk duket aspak e qetë. Trajnerët, dhe lojtarët të të dyja skuadrave janë plotësisht të bindur që kjo ndeshje nuk është aspak e lehtë për t’u fituar, si për PSG-në që lufton për trofeun e parë, ashtu dhe për Bayern Munhih që ndeshet për trofeun e gjashtë. Ekipi francez është një skuadër e madhe. Lojtarët e Bayern do të ndeshen me yjet Neymar, Kylian Mbappé etj. Këtë e pranon edhe trajneri kundërshtar, Hansi Flick. “Është kënaqësi të konkurrosh me më të mirët”, -thotë ai. “Ne po luajmë kundër më të mirëve në këtë fazë. Paris është një ekip i shkëlqyeshëm. Ne jemi të gatshëm të japim edhe më shumë kur të matemi kundër më të mirëve”, premton përsëri ish-kampioni botëror gjatë konferencës tradicionale për shtyp në prag të ndeshjes. “Ata kanë shumë shpejtësi, një ekip i lartë me dy lojtarë të jashtëzakonshëm. Do të jetë një lojë shumë interesante. Por këto dhjetë muajt e fundit, ne kemi imponuar gjithmonë filozofinë tonë duke luajtur futboll tërheqës”.  Flick, komenton edhe deklaratën e legjendës së futbollit gjerman e botëror dhe presidentit të Klubit të Bayern, Franck Beckenbauer  që thotë “Parisi nuk ka ndonjë dobësi të vërtetë”. “Jam dakord me të, pranon Hansi Flick. Është një ekip i lartë, me shpejtësi, përvojë, me lojtarët më të mirë, sidomos në sulm, por edhe në mbrojtje, Thiago Silva, Marquinhos … Në Champions League, ata pranuan vetëm pesë gola, kjo është mbrojtja më e mirë. Kemi një plan, një projekt, shpresojmë ta ekzekutojmë ”., -tha ai. Ai foli edhe për trajnerin francez, Thomas Tuchel. “Thomas Tuchel, e vlerësoj shumë në një nivel njerëzor dhe për njohurinë e tij për futbollin”.

Formacionet e ekipeve

PSG: Riko, Kehrer, Thiago, Silva, Kimpembe, Bernat, Verrati, Marquinhos,  Herrera, Di Maria, Neymar, Mbrappe. Trajner: Thomas Tuchel.

Bayern Munich:  Neuer, Kimmich, Boating, Alaba, Davies, Goretzka, Thiago, Perisic, Muller, Gnabry, Levandoski, Trajner: Hansi Flick.

SHKARKO APP