PSG bën gati një ofertë të çmendur për rinovimin e Mbappe

Paris Saint-Germain nuk ka ndërmend të privohet nga Kylian Mbappe. Kontrata e 22-vjeçari do të skadojë pas një viti e gjysmë (qershor 2022). Nëse sulmuesi nuk do të rinovojë me francezët, atëherë klubi do ta shesë, për të mos rrezikuar që ta humbasë me kosto zero.

PSG i ka ofruar Mbappe një kontratë të re me një rritje të rrogës, por lojtari nuk nxiton të nënshkruajë. Por, sipas zërave që vijnë nga Franca, klubi po përgatit një ofertë rekord: 60 milionë euro, plus bonuse.

Një shifër që do ta bënte lojtarin më të paguar në botë, duke kaluar Leo Messi-n (mbi 40 milionë euro rrogë) dhe duke lënë shumë mbrapa shokun e tij të skuadrës Neymar (28 milionë euro) dhe Ronaldo (31 milionë euro). Situata ndiqet me shumë interes nga Real Madrid dhe Liverpool, dy klube që kanë patur kontakte me futbollistin.

SHKARKO APP