PSG bën gati sulmin e radhës për të transferuar Dybala-n
Me rinovimin me Juventusin gjithmonë të pasigurt, emri i Paulo Dybala rishfaqet sërish në merkato. Siç raportohet nga disa media franceze, sulmuesi argjentinas i lindur në 1993 është objektivi numër një i trajnerit të ri të PSG Mauricio Pochettino, i cili donte ta merrte Joya edhe tek Tottenham në verën e vitit 2019. Dybala do të takohet me drejtuesit e Juventusit në shkurt për t’i dhënë një përgjigje ofertës së rinovimit prej 10 milion eurosh në sezon, por klubi parisien mund t’i ofrojë lojtarit 15 milionë euro neto.
Pas operacionit qëndron drejtoro sportiv i parisienëve, Leonardo, i cili në rast të largimit (të mundshëm) të një mes Neymar dhe Mbappé do të ishte i gatshëm të vinte një ofertë në tavolinë me bazë fillestare prej 60 milionë euro. Shumë pak për Juventus, që e vlerëson argjentinasin rreth 80 milionë, por nëse takimi për rinovimin me Joya nuk çon në akord, bardhezinjtë mund të pranojnë 70 milionë (ndoshta plus ndonjë bonus) dhe të mbyllin operacionin.
Në këtë rast, para të reja do të hynin në arkën e kampionëve të Italisë që mund të ishin të nevojshme për të synuar objektivin e madh në mesfushë: Paul Pogba, i cili mund të largohet nga Manchester United në verë. Nuk është për tu përjashtuar hipoteza e shkëmbimit me Mauro Icardin, për të cilin u fol që në kohën e Interit. Në Paris, Maurito po qëndron shumë në stol dhe përfundoi pas Kean në hierarki, Juventus në anën tjetër po kërkon një sulmues të parë dhe një kthim i mundshëm në Itali do ta bënte bashkëshorten menaxhere të Icardit, Wanda Nara, shumë të lumtur.