PSG e nis kampionatin me 8 mungesa të mëdha për shkak të Covidit
Paris Saint Germain do ta nisë me 8 mungesa sezonin e ri të Ligue 1 ku 7 prej tyre madje janë titullarë. Kampionët e Francës të cilët do të zbresin në fushë të enjten e 10 shtatorit për ndeshjen e javës së 2-të ndaj Lens në program për t’u luajtur në fund të gushtit por që u shty me kërkesën e PSG, nuk do të kenë në dispozicion emra të rëndësishëm për shkak se plot 8 futbollistë janë prekur nga COVID-19 dhe duhet të qëndrojnë në karanatinë.
Në këtë listë bëjnë pjesë dy portierët Keylor Navas e Sergio Rico, por edhe treshja e frikshme sulmuese Neymar-Icardi-Mbappe ndërsa të prekur me koronavirus janë edhe Di Maria, Paredes e Marquinhos.
Në këtë mënyrë trajneri i PSG, Thomas Tuchel do ta ketë shumë të vështirë të krijojë një 11-she kompetitive për sfidën ndaj Lens e cila do të jetë shumë e vështirë për parizienët.