PSG fiton Kupën e Francës, mund surprizën Les Herbies (VIDEO)

PSG është fituesi Kupës së Francës për sezonin 2017/2018. Skuadra e Unai Emeri ka fituar në finale ndaj ekipit suprizë të Les Herbies në shifrat 2-0.

Parisienët zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 26-të me Lo Çelso me një goditje fantastike në hyrje të zonës, e cila ishte e pamundur për t’u arritur nga portieri Piçot. PSG në minutën e 74-të, realizoi dhe golin e dytë nga pika e bardhë me Edinson Kavanin, me një goditje të fuqishme, e cila u kuptua nga portieri, por nuk mundi të ndalej prej tij.

Ky është trofeu i dytë në këtë sezon për PSG, pasi kanë fituar edhe kampionatin. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?