PSG i bën një ofertë “faraonike” Sergio Ramos-it

Sergio Ramos me shumë mundësi nuk do të rinovojë kontratën që skadon më 30 qershorin e vitit të ardhshëm me Real Madridin. Sipas prestigjiozes spanjolle “AS”, për 34-vjeçarin ka interes konkret nga Paris Saint Germain, që është gati t’i ofrojë kontratë 3-vjeçare, nga e cila vetë futbollisti do të përfitonte 20 milionë euro në sezon.

Ky propozim, nëse materializohet, do të ishte joshës për Ramosin, pasi në moshën 34-vjeçare do të nënshkruante kontratën e fundit, por “faraonike”, të karrierës së tij, duke u bërë pjesë e një tjetër klubi të madh.

Në fakt, prioriteti i mbrojtësit andaluzian është që të vazhdojë në Madrid, por në kampin e “Los Blancos” është në fuqi prej një kohe të gjatë një rregull, që nuk lejon nënshkrimin më shumë se për një vit me futbollistët mbi 30-vjeç. Në rastin e Ramosit, klubi mbretëror dëshiron t’i ofrojë atij kontratë 1+1, me rrezikun që marrëveshja të prishet në sezonin e dytë. Ramos dëshiron që të jenë sezone të sigurta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?