PSG i ofron rinovim me 25 milionë euro në sezon, por Mbappe befason francezët

Kylian Mbappe i përfundon kontrata te skuadra e PSG në verën e vitit 2022, ndaj dhe klubi francez ka filluar negociatat për rinovimin. Por lajmet që vijnë nga gazeta “Marca” nuk janë aspak të mirë, pasi super talenti francez për momentin e ka refuzuar.

19-vjeçari së fundmi ka hapur një çështje në skuadrën e tij për shkak se nuk pranon zëvendësimet e trajnerit Thomas Ruches. Një gjë e tillë ka ndodhur si ndaj Nantes ashtu edhe ndaj Montpellier, teksa gjermani u justifikua me rendimentin jo optimal të sulmuesit.

Leonardo i ka propozuar një kontratë të re Mbappe deri në vitin 2025 me 25 milionë euro në sezon, por ai ka vendosur që për momentin të mos pranojë asnjë rinovim. Një gjë e tillë mund të shtojë edhe më shumë presionin e skuadrave të mëdha verën e ardhshme, teksa Juventus dhe Real Madrid janë të gatshëm për ta bindur yllin francez. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP