PSG i vendos ultimatum trajnerit Luis Enrique, vendimtare është Championsi

E ardhmja e trajnerit Luis Enrique te PSG-ja është gjithnjë e më e paqartë. Drejtuesit nuk duken aspak të lumtur, sidomos pas humbjes me Bayern Munich në Champions, e cila vjen pas dy humbjeve dhe një barazimi tjetër.

Francezët numërojnë vetëm një fitore ne pesë ndeshjet e Ligës së Kampioneve, shumë pak për një ekip që pretendon trofeun. Trajneri Enrique, tani do të jetë në një provim, sa i përket të ardhmes së tij në stolin e parisienëve.

Sipas asaj që raportohet nga Franca, tre ndeshjet e radhës, ndaj Salzburg, Manchester City dhe Shtutgart nuk do të përcaktojnë vetëm të ardhmen e skuadrës, por edhe fatin e trajnerit.

SHKARKO APP