PSG ka formuar një skuadër të frikshme, ja formacioni i sezonit të ri
Nga skuadrat e mëdha, PSG është skuadra më aktive në merkato gjatë kësaj vere, duke bërë investime të mëdha, edhe pse ka shpenzuar shumë pak. I fundit është futbollisti më i mirë i “Euro 2020”, Gigio Donnarumma, i cili vjen me kosto zero nga skuadra e Milanit pas përfundimit të kontratës. Portieri italian është një garanci më shumë edhe pse Keylor Navas ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer në të fundit.
Në mbrojtje spikat Sergio Ramos, i afruar po me kosto zero nga Real Madridi, që nuk i ofroi rinovimin e kontratës. Investim i madh në këtë repart është Achraf Hakimi për të cilin u paguan 70 milionë euro. Në mesfushë skuadra parisiene afroi Wijnaldum nga Liverpooli, me kosto zero. 4 lëvizje që e kanë bërë PSG skuadrën më të vlefshme dhe më të frikshme në Evropë. Tashmë synimi për të arritur në majën e Europës është mëse i arritshëm. /R.Lika-Koha Jone/