PSG ka mbetur vetëm me 12 futbollistë, dëmtimet bëhen makth për Tuchel

Paris Saint Germain mbrëmjen e djeshme mori fitoren e 8-të radhazi, duke mundur me lehtësi 3-0 Rennes, por problemet janë të shumta për trajnerin Tomas Tuchel

Sikur mos të mjaftonin mungesat e shumta të emrave të mëdhenj si Neymar, Mbappe, Icardi, Kimpembe, Bernat, Draxler, Verratti e Sarabia në sfidën ndaj Rennes, PSG humbi edhe 4 futbollistë të tjerë për arsye dëmtimi. Gueye, Kean, Kehrer dhe Florenzi u larguan nga fusha të dëmtuar duke bërë që Tuchel tashmë të ketë vetëm 12 futbollistë në dispozicion nga skuadra e parë.

Fati i mirë për trajnerin është fakti që PSG do të zbresë sërish në fushë pas 2 javësh pasi është ndalesa e kombëtareve për muajin nëntor dhe disa futbollistë do të kenë mundësi të rikuperohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?