PSG mes dy “zjarreve” për të ardhmen e Mbappe
Kylian Mbappe do të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos europiane dhe botërore për sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi francez dëshirohet nga klubet më të mëdha dhe është në një situatë delikate pasi kontrata I skadon vitin e ardhshëm ndërkohë që pa rinovimin e saj Paris Saint Germain mund të humbasë shumë si në aspektin teknik të skuadrës ashtu dhe financiar.
Aktualisht ne një situatë të vështirë ku po kalon futbolli do të nevojiteshin afro 200 mln Euro për ta blerë bomberin francez por Leonardo e do me çdo kusht ende në Paris. Dr. Sportiv I klubit për momentin shprehet me shumë kujdes për të ardhmen e lojtarit duke kërkuar që vetë sulmuesi të shpreh dëshirën për të qëndruar dhe kjo ende nuk ka ndodhur.
Në Spanjë, “Cadena Ser” zbuloi se Mbappe ka refuzuar 3 herë deri tani ofertën e Leonardos për të rinovuar dhe ka marrë kohë për të dhënë një përgjigje, kohë që sa më shumë kalon, aq më shumë vë në vështirësi parizienët.
Deri në verë, nëse Mbappe nuk do të ketë dhënë një përgjigje, atëherë Paris Saint Germain do të jetë I detyruar ta shesë sulmuesin më të mire të skuadrës për shumë më pak se 200 mln euro por kurrë më pak se 100 mln Euro edhe pse lojtari rrezikon të largohet me parameter zero.
Siç dihet, pretendentët kryesor për të marrë shërbimet e Mbappe janë Real Madrid në “pole position” dhe Liverpool por asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar fuqia ekonomike e Man. City apo Bayern Munchen.