PSG mposhtet nga Nantes, mediat kritikojnë ashpër Messin

Java e 25 e kampionatit francez dhuroi një prej surprizave më të mëdha të sezonit. Paris Saint Germain humbi 3-1 në fushën e Nantes, vetëm pak ditë pas paraqitjes së madhe ndaj Real Madrid.

Gazeta “L’Equipe” kritikoi ashpër Messin, edhe pse përgjatë 90 minutave ishte një nga më të mirët e skuadrës, duke dhënë asistin për golin e vetëm të ekipit të tij.

“Luajti shumë mbrapa në mesfushë, goditi keq në minutën e 85 dhe nuk pati kthjelltësi në lojë”, shkruan gazeta franceze. Kjo është ndeshja e tretë radhazi që “L’Equipe” ngel në klasë Messin, pas atyre ndaj Rennes dhe Real Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?