PSG mund Liveproolin dhe prek kualifikimin, fiton edhe Napoli (VIDEO)

PSG rrëmben një fitore shumë të rëndësishme në super ndeshjen e javës së 5-të të ndeshjeve në Grupe. Në “Parc de Prince”, skuadra e Tuchel ka fituar 2-1 ndaj Liverpoolit, duke shtuar shanset për një kualifikim të mundshëm pasi në ndeshjen e fundit do të luajë ndaj Crvena Zvezdës së eliminuar.

Skuadra pariziene shënoi që në minutën e 13-të me Juan Bernat, i cili ka përfituar nga një përgjumje e skuadrës angleze, duke rrëmbyer topin dhe më pas godet me të djathtën duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit Alisson. Në minutën e 37-të skuadra e Tuchel shënoi edhe golin e dytë me Neymar, i cili e kishte të thjeshtë për ta shoqëruar topin në rrjetë pas një aksioni të Mbappe dhe Cavanit. Në fundin e pjesës së parë Liverpooli fitoi një penallti që u kthye në gol nga kapiteni Milner. Në pjesën e dytë Liverpooli nuk arriti që të shënonte golin e barazimit pavarësisht rasteve për shënim.

Në Grupin C fitoi edhe Napoli që mundi Crvena Zvezdën me dy gola të Mertens dhe një të shënuar nga Hamsik. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?