PSG mund me poker Marseille, por humbet Mbappe për shkak dëmtimi (VIDEO)
Paris Saint-Germain ka arritur një fitore të thjeshtë 4-0 në klasiken përballë Marseille. Parizienët dominuan gjithë sfidën, ndërsa zhbllokuan takimin në minutën e 8-të me Hakimin, që realizoi një super gol nga goditje dënimi.
Në minutën 32-të Kylian Mbappe la fushën e lojës pasi u dëmtua, duke ia lënë vendin e tij Ramosit. Ndërsa 5 minuta më vonë Kolo-Muani gjeti golin e parë me fanellën e PSG-së,ndërkohë dyfishoi avantazhin e ekipit të tij.
Në pjesën e dytë ishte Ramos. ai i cili gjeti golin e parë me PSG-në. Sfida vazhdoi me rezultatin 3-0 deri në minutën e 89-të, kur Ramos do të realizonte sërish, duke bërë “poker” për vendasi.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 4-0, duke bërë që në “Parc des Princes” të “shpërthente” festa. Paris Saint-Germain renditet në vend të tretë me 11 pikë.