PSG ngec në shtëpi ndaj Reims, por mbetet e qetë në krye të Ligue 1
Paris Saint-Germain ngec në shtëpi 2-2 ndaj Reims në ndeshjen e javës së 25-të të Ligue 1. Miqtë ata që zhbllokuan sfidën, me Munetsi që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 7-të.
Avantazhi i Reims zgjati vetëm 10 minuta, pasi një autogol i Abdelhamid në minutën e 17-tëu dha barazimin vendasve. Vetëm dy minuta më pas, pas një rrëmuje në zonë, Ramos e çoi topin në fundin e rrjetës.
Reims ia doli që ta mbyllte pjesën e parë në barazimin, me Diakite që gjeti mbrojtjen e PSG-së të papërgatitur dhe realizoi në minutën e 45-të
Pavarësisht tentativave nga të dyja skuadrat pjesa e dytë nuk solli më gola. PSG-ja kryeson me 56 pikë, 10 pikë më shumë se Brest i vendit të dytë, teksa Reims renditet në vend të nëntë me 35 pikë të grumbulluara.
KOHA JONË SONDAZH

