PSG nuk ndalet në merkato, ofron 80 mln euro për dy lojtarët e Lazios
Paris Saint Germain e ka përqendruar merkaton te lojtarët që luajnë në kampionatin italian dhe pasi arriti të blejë përfundimisht sulmuesin argjentinas Mauro Icardi.
Vëmendja e Leonardos tashmë është spostuar në kryeqytet, ku ka planifikuar një sërë takimesh me presidentin e Lazios, Claudio Lotito dhe Drejtorin Sportiv Igli tare, për të negociuar për dy futbollistë të bardhekaltërve.
Bëhet fjalë për dy ballkanasit Sergej Milinkovic-Savic dhe Adam Marusic, të cilët kanë spikatur te Lazio këtë sezon dhe janë gati të bëjnë hapin e madh të karrierës, ndërsa mediat franceze sigurojnë se Leonardo ka ofruar 80 milionë euro për të dy.
PSG ndjek me mjaft interes edhe emra të tjerë nga kampionati italian, përfshi këtu Sandro Tonalin e Brescias, por edhe Allan e Koulibaly të Napolit, ku veçanërisht me mbrojtësin senegalez negociatat janë në fazë të avancuar.