PSG ofron 75 milionë euro për të rrëmbyer Hakimin!
Achraf Hakimi është një nga lojtarët që mund të largohet nga Interi gjatë kësaj vere. PSG dhe Chelsea janë dy skuadrat më aktive për të siguruar shërbimet e ture.
Skuadra franceze sipas Gianluca Di Marzio në orët në vijim do të ofrojnë 75 milion euro për transferimin e Hakimi.
Interit i intereson të arkëtojë sa më shumë para dhe e ka shprehur shumë që nuk do lojtarë në këmbim të mbrojtësit. Zikaltrit e vlerësojnë me 80 milionë euro, një shifër që vetëm Blutë e Londrës dhe francezët janë të gatshëm ta ofrojnë.