PSG pranë yllit të Benficës për shifrën e 70 milionë eurove

PSG është shumë pranë blerjes së lojtarit të Benficës, Joao Neves. Siç bëhet me dije nga mediat e huaja, operacioni pritet të kryhet për një shifër që është më pak se 100 milionë euro.

Më saktë, kostoja totale e Parisit për lojtarin në fjalë, do të jetë 70 milionë euro, nga të cilat, 60 milionë euro, do të shkojnë menjëherë në arkat e Benficës, kurse 10 milionë të tjera, do të shpërndahen në formën e bonuseve.

Mundësitë janë gjithashtu që në këtë marrëveshje, të përfshihet edhe Renato Sanches, i cili do të rikthehet edhe një herë tjetër në ish-klubin e tij, atje ku hodhi hapat e parë drejt futbollit profesionist, që i hapi atij derën për të ngjitur nivele më të larta të karrierës, por që nuk rezultuan aq të suksesshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori me tipare mbrojtëse pëlqehet shumë nga trajneri i ekipit parizien, Luis Enrique, i cili dëshiron ta ketë me patjetër 19-vjeçarin pjesë të organikës së tij. Neves ka një kontratë me Benficën deri në 2028-tën, ndërsa klauzloa e largimit është 100 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?