PSG-Real Madrid, surpriza në formacionin e “galaktikëve”
Reali i Madridit do të kërkojë kualifikimin e parë në histori ndaj PSG, teksa dy klubet do të vihen përballë për duelin e kthimit në fazën e 1/8 në Champions League. Klubi parizien, që është kualifikuar në të dy rastet kur këto dy ekipe janë ndeshur me eliminim të drejtpërdrejtë, ka nevojë për një përmbysje të madhe për të kthyer humbjen dramatike 3-1 që skuadra e Unai Emeri pësoi tri javë më parë në “Santiago Bernabeu”.
Reali që kërkon kualifikimin e tetë radhazi për në fazën çerekfinale ka bilanc negativ larg Madridit me klubet franceze, ndërsa PSG në shtëpi në anën tjetër ka pësuar vetëm 2 humbje në 14 përballjet me klubet spanjolle, por mbi të gjitha vendasit në “Parc des Princes” janë të frikshëm teksa kanë humbur vetëm 1 nga 46 ndeshjet e fundit në Kupat e Evropës. Për këtë takim tepër delikat UEFA këtë herë ka ngarkuar gjermanin Felix Brych.
Të dyja skuadrat kanë publikuar edhe formacionet zyrtare, teksa madrilenët Benzema, Asension dhe Ronaldon nga minuta e parë duke lënë në stol Bejl dhe Iskon.
Në krahun tjetër parizienët kundërpërgjigjen me Di Marian, Mbape dhe Kavanin në sulmë. /Kohë Jonë/


KOHA JONË SONDAZH

