PSG-Real “paqe” pa gola në pjesën e parë, por dhe shkelma …
PSG dhe Reali nuk kanë mundur që të prodhojnë asnjë gol në 45 minutëshin e parë. Madrilenët edhe pse u paraqitën me një formacion shumë ndryshe, kanë qenë më të qartë në lojën e tyre. Në minutën e 17-të Serxhio Ramos kishte një mundësi shumë të mirë pas një asisti të Asensios, por Areola pret mjaft mirë. PSG përpiqet që të reagojë me Di Marian dhe Mbape, por goditjet e tyre përfundojnë jashtë kuadratit.
Shansi më i artë i përket Benzemasë në minutën e 38-të, teksa Benzema del përballë portierit Areola, por nuk arrin që ta mposhtë portierin, i cili e devijon në goditje nga këndi. Parizienët reagojnë pas tre minutash me Di Marian që provon të japë një asist për Kavanin, por Navas del mjaft mirë duke ndalur topin.Në minutën e 43-të Mbape gjendet përballë portierit të madrilenëve, por ndalet mjaft mirë nga portieri.
Asnjë gol nuk ka prodhuar as ndeshja tjetër Liverpul-Porto. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

