PSG shkatërron Montpellier me 5 gola, blindon kreun e Ligue 1 (VIDEO)

PSG vazhdon shkëputjen në Francë. Kampionët në fuqi fituan 5-0 ndaj Montpellier, një ndeshje që e luajtën thuajse të gjithën me një lojtarë më shumë.

Sarabia zhbllokoi sfidën në minutën e 8-të, ndërkohë që dalja e Bertaud ua lehtoësoi më shumë duelin nga minuta e 17-të. Në fundin e pjesës së parë, Di Maria dhe një autogol i Cogre i çuan shifrat në 3-0.

Në fraksionin e dytë, Mbappe dhe Kurzawa shënuan dy gola të tjera, para se Chotard të merrte karton të kuq për të lënë miqtë me 9 lojtarë në minutat e fundit të kohës së rregullt.

PSG ruan kryesimin me 55 pikë, 13 më shumë se Marsielle, ndërkohë që Montpellier mban vendin e katërt me 33 pikë.

SHKARKO APP