PSG tenton goditjen e bujshme, synon mesfushorin argjentinas nga Chelsea

E ardhmja e Enzo Fernández te Chelsea është në pikëpyetje. Sipas raportimeve surprizë nga mediat europiane, mesfushori argjentinas po mendon seriozisht largimin nga “Stamford Bridge”, vetëm tre vite pas transferimit të bujshëm prej 106 milionë paundësh në vitin 2023.

Sipas L’Equipe, 24-vjeçari nuk pritet të detyrojë një largim gjatë merkatos së janarit, por një transferim në verë shihet si skenari më i mundshëm. Raportohet se Fernández është ndikuar negativisht nga largimi i Enzo Marescas në Ditën e Vitit të Ri, trajner nën të cilin ai kishte rol kyç dhe mbante shpesh shiritin e kapitenit, për shkak të dëmtimeve të Reece James.

Në garë për firmën e tij ka hyrë Paris Saint-Germain. Kampionët e Europës po përgatisin një ofertë të madhe për ta bindur Chelsean, edhe pse në Paris Fernández do të përballej me konkurrencë të fortë nga emra si Vitinha, Joao Neves dhe Fabian Ruiz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Argjentinasi ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2032 dhe deri tani ka regjistruar 24 gola në 145 ndeshje. Ai ka fituar Conference League dhe Kupën e Botës për Klube me Chelsean, ndërsa me Argjentinën ka triumfuar në Botëror dhe Copa America.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?