PSG zyrtarizon largimin e Tuchel, bën gati afrimin e Pochettinos

PSG shkarkon e shkarkon zyrtarisht nga detyra trajnerin gjerman Thomas Tuchel. Të enjten e kaluar mediet në mbarë botën publikuan lajmin për largimin e 47-vjeçarit, pavarësisht suksesit 4-0 ndaj Strasbourgut, ndërsa sot klubi parisien e ka zyrtarizuar vendimin nëpërmjet një deklarate.

Tashmë janë duke u finalizuar detajet e marrëveshjes ekonomike dhe kohëzgjatja e kontratës me Pochetinon, i cili pritet të debutojë në krye të PSG-së më 6 janar, në stadiumin e Saint-Étienne. Nasser Al-Khelaïfi, presidenti i klubit, rezervoi këto fjalë për trajnerin gjerman:

“Do të doja të falënderoja Thomas Tuchelin dhe stafin e tij për gjithçka i kanë dhënë klubit. Ai ka hedhur shumë energji dhe pasion në punën e tij dhe do të kujtojmë kohërat e mira që kemi ndarë së bashku. I uroj më të mirën për të ardhmen!”, shkruhet në deklaratën e parisienëve.

SHKARKO APP