Putin: Përjashtimi i paraolimpistëve rusë, vendim jo-human dhe imoral
Rusia nuk do të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike “Rio 2016” (Olimpiada e personave me aftësi të kufizuara), që nisin më 7 shtator, për shkak të skandalit të dopingut që përfshiu këtë shtet, që solli edhe mungesën e rreth 150 sportistëve rusë gjatë Olimpiadës që u mbyll më 21 gusht.
Vendimi që kanë marrë ndërkombëtarët dhe që më pas është zyrtarizuar edhe nga CAS-i i Lozanës, është quajtur jo-human nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që ka reaguar ndaj kësaj loje të ulët që sipas tij po luhet politikisht nga sportit rus. Rrathet olimpike “Ne kemi gabuar dhe po punojmë për të përmirësuar sistemin antidoping në Rusi.
Por përjashtimi i sportistëve paraolimpikë (me aftësi të kufizuara) rusë është një vendim imoral dhe aspak human për këta njerëz. Unë nuk e kuptoj këtë vendim, këta njerëz janë treguar pa mëshirë. Unë do t’u drejtohem të gjitha institucioneve humaniste në botë që të apelojnë këtë vendim që nuk ka lidhje me dopingun në Rusi. Më vjen keq të pranoj se politika po ndikon në sport”, ka thënë sot nga Kremlini numri 1 i Rusisë, Vladimir Putin. Delegacioni olimpik rus, në Lojërat Olimpike “Rio 2016” u rendit në vendin e katërt për sa i përket medaljeve të marra edhe pse me shumë mungesa.
KOHA JONË SONDAZH

