Pyetet për largimin e Gareth Bales, Zidane befason me përgjigjen e tij!

Zinedine Zidane u është përgjigjur spekulimeve për një largim të mundshëm të Gareth Bales gjatë merkatos së janarit.

Trajneri francez thotë se nuk ka për çfarë ta bind yllin sulmuesin uellsian, duke u shprehur i bindur se ai do të vazhdojë të veshë fanellën e Real Madrid-it.

Zinedine Zidane i ka hedhur poshtë spekulimet rreth së ardhmes së Gareth Bale, duke insistuar se Gareth Bale do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

“Largimi i mundshëm i Balet i përket së kaluarës. Ai është këtu dhe është në fushë, po luan dhe po stërvitet mirë”, ka thënë sot Zidane para ndeshjes së La Ligas ndaj Real Betisit.

“Ne jemi me të dhe e presim në ekip. Asgjë më shumë. Nuk më duhet të bëj asgjë tjetër. Nuk kam nevojë ta bind atë për asgjë sepse ai është këtu dhe do të qëndrojë në Madrid. Ai po stërvitet, por nuk është ende i gatshëm për tu rikthyer në fushën e blertë”, përfundoi Zidane.

SHKARKO APP