Qazim Laçi bëhet baba për herë të parë
Sporti E Enjte, 8 Janar 2026 09:18
Futbollisti i Kombëtares, Qazim Laçi dhe partnerja e tij, Marine Vincetti kanë marrë dhuratën më të veçantë në këtë fillim viti.
Ata kanë ndarë një foto në rrjetet sociale ku kanë zbuluar se janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka njoftuar se në jetë ka ardhur vajza e tyre.
“Mirë se erdhe princesha jonë”, shkruhet në postim, por emri i vogëlushes nuk është zbuluar.
KOHA JONË SONDAZH

