Qazim Laçi: Jam pa fjalë, fitoi ekipi që nuk e meritonte
Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, u shfaq shumë i zhgënjyer pas humbjes me Poloninë. Ai u shpreh se ndihet krenar për ekipin, për atë që tregoi në fushë dhe për atë që arriti deri tani.
“Jam pa fjalë. Jam shumë krenar për çunat. Në përgjithësi kemi bërë një ndeshje të mirë. Duhet të mbajmë kokën lart. Nuk kemi arritur asnjëherë në këtë fazë, mos e harrojmë këtë. E vështirë për ta pranuar.
Ato dy rastet e humbura, pas tyre pësuam gola. Kështu është futbolli. Personalisht mendoj se fitoi ekipi që nuk e meritonte. Pavarësisht dy golave të Polonisë, që morën fitoren, nuk e di nëse kishin raste të tjera. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

