Qazim Laçi protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Myrto Uzuni

Fundjava që lamë pas ka sjellë paraqitje pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet europiane dhe më gjerë. Protagonisti kryesor i javës ishte mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi në fitoren bindëse 4-1 të Rizespor ndaj Samsunspor. Ai shërbeu fillimisht për gol në minutën e 43-të, ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë realizoi edhe vetë duke dërguar topin në rrjetë.

Me nisjen e pjesës së dytë, Laçi dhuroi edhe asistin e dytë të ndeshjes, duke konfirmuar një formë shumë të mirë. Mesfushori i Kombëtares është aktualisht edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij me pesë gola, ndërsa ka regjistruar edhe tetë asistime gjatë sezonit në Turqi. Gol realizoi edhe sulmuesi Myrto Uzuni në kampionatin amerikan. Në sfidën mes Austin FC dhe LA Galaxy, Uzuni shënoi në minutën e 85-të me një goditje të saktë nga hyrja e zonës, duke e dërguar topin në trekëndësh. Ky ishte goli i dytë sezonal për sulmuesin shqiptar në MLS.

Gjatë fundjavës së kaluar u aktivizuan si titullarë me skuadrat e tyre edhe disa futbollistë të tjerë të Kombëtares si Thomas Strakosha, Stavro Pilo, Berat Gjimshiti, Klisman Cake, Ardian Ismajli, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Nazmi Gripshi, Anis Mehmeti dhe Mirlind Daku. Kurse Marash Kumbulla u rikthye në fushë me Mallorcan në sfidën e fundit kundër Rayo Vallecano.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?