“Qëndrojmë në shtëpi tani për të realizuar më pas ëndrrat tona”, mesazhi i sportistëve shqiptarë (VIDEO)

Lorenc Trashi, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj

Luiza Gega: “Jeta në vë para shumë sfidave. Kjo është një nga ata që na ka zanë të gjithëve së bashku, në të njëjtën kohë, por kjo është ajo që ia vlen më së shumti të luftohet, pasi bëhet fjalë për shëndetin tonë, për shëndetin e familjarëve tanë, për shëndetin e njerëzve që duam. Prandaj duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të dalë sa më shpejt nga kjo situatë dhe të ndjekim ato udhëzime të përsëritura nga mjekët apo ministrisë së shëndetsisë për t’iu kthyer sa më shpejt jetës normale, për t’iu kthyer sa më shpejt ëndrrave tona.”

Lorenc Trashi: “Përshëndetje të gjithëve. E di se është e vështirë për të qëndruar në shtëpi, por kjo nuk është e pamundur. Mund ta shfrytëzojmë për pasionet tona, mund ta shfrytëzojmë për të qëndruar me të dashurit tanë. Rrini në shtëpi, mbroni vetën tuaj, mbroni njëri-tjetrin. Së bashku do ia dalim.”

Izmir Smajlaj: “Hej përshëndetje të gjithëve. Po flas nga parku i Qafshtamës ku jamë i vetëizoluar me familjarët e mi për shkak të situatës së jashtëzakonshme që ka përfshirë të gjithë botën. Me anë të këtij videomesazhi dua t’iu këshilloj që të qëndroni në shtëpi, të zbatoni rregullat bazike të higjenës dhe të ndjekim të gjithë udhëzimet që na kanë dhënë. Unë si sportist iu rekomandoj që gjatë kohës që qëndroni në shtëpi të merreni me sa më shumë ushtrime ku mund t’i gjeni shumë thjështë në internet. Së fundmi iu uroj shëndet dhe shpresoj të dalim sa më shpejt nga kjo situatë.”

'Qëndrojmë në shtëpi tani për të realizuar ëndrrat tona', ja mesazhi i sportistëve në Report TV

SHKARKO APP