“Qesharake”, shtypi spanjoll reagon pas turpërimit të Realit në Kupë
Shtypi spanjoll ka reaguar ashpër pas paraqitjes zhgënjyese të Real Madridit në ndeshjen e parë nën drejtimin e Arbeloas. Eliminimi surprizë dhe humbja e radhës kanë shkaktuar një valë kritikash nga gazetat kryesore sportive, të cilat nuk kanë kursyer titujt e fortë.
“Marca” i ka kushtuar faqen e parë këtij dështimi me titullin “Dështim total”, duke theksuar se debutimi i Arbeloas u mbyll me një goditje të rëndë dhe se Reali humbi dy trofe brenda tre ditësh.
“As” ka nënvizuar se situata jo vetëm nuk u përmirësua, por u përkeqësua, duke fajësuar zgjedhjet taktike dhe rotacionin ekstrem të trajnerit të ri. Në Katalonjë, reagimet ishin edhe më ironike.
“Mundo Deportivo” shkroi “Për rrugë”, ndërsa “Sport” e cilësoi paraqitjen si “qesharake dhe alarmante”. Edhe “L’Esportiu” theksoi dështimin, duke nënvizuar humbjen e Superkupës dhe Kupës.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

