Qeveria britanike jep dritën jeshile për rifillimin e Premier League
Një lajm fantastik vjen nga Britania e Madhe për të gjithë tifozët e futbollit, në lidhje me rinisjen e një prej kampionateve më të bukur në botë. Qeveria tashmë i ka hapur rrugë Premier League që të mund të nisë aktivitetin në muajin qershor, por vetëm nëse garanton sigurinë e lojtarëve, trajnerëve dhe stafit mbështetës.
Kampionatet e futbollit në Britaninë e Madhe u ndërprenë më 13 mars, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, e cila deri në këto momente iu ka marrë jetën më shumë se 31 mijë personave.
Me shumë mundësi Premier League mund të rinisë sezonin më 13 qershor, teksa tashmë ekziston edhe drita jeshile nga qeveria britanike.