Rabiot kritikon Leao-n: Në moshën 26-vjeçare nuk është më një talent i ri
Adrien Rabiot ishte goditja e fundit e Milanit në merkaton verore, pasi mesfushori francez mbërriti nga Marseille në minutat e fundit të afatit kalimtar. I kërkuar me ngulm nga Massimiliano Allegri, trajneri që e kishte drejtuar edhe te Juventusi, Rabiot ka marrë menjëherë rolin e titullarit në mesfushën kuqezi, duke sjellë fizik, eksperiencë dhe lidership.
Rabiot nuk ngurroi të komentojë edhe për shokun e skuadrës, Rafael Leao, i cili ka qenë në qendër të kritikave pas ndeshjeve me Napolin dhe Juven:
“Leao ka potencial të jashtëzakonshëm, por në moshën 26-vjeçare nuk është më një talent i ri. Nuk ka kohë për të humbur, duhet të reflektojë se ku dëshiron të arrijë. Do të ishte dëm për ne nëse kënaqet me pak.”
Në fund, Rabiot foli me respekt edhe për Luka Modric: “Ai është një frymëzim për mua. Ka pasion të madh për futbollin dhe stërvitet çdo ditë me kënaqësi. Nuk do të ishte në këtë nivel në moshën 40-vjeçare, nëse nuk do të bënte gjëra të jashtëzakonshme.”

KOHA JONË SONDAZH

