Ragnick konfirmon kontaktet me Milanin, por ka edhe një kërkesë
Prej muajsh përflitet për Ralf Ragnick si trajner të mundshëm të Milanit për sezonin e ardhshëm. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Mitteldeutsche Zeitung”, strategu gjerman ka konfirmuar interesimin e kuqezinjve.
“Ka pasur interesim nga Milani, por pas koronavirusit, ka pasur gjëra të tjera më të rëndësishme, përveç se të mendosh nëse jam apo jo njeriu i duhur për ta. Gjithmonë varet nga klubi, por unë nuk jam i interesuar për aspektet financiare. Për mua ka rëndësi të kem njëfarë ndikimi, por kjo nuk ka lidhje me fuqinë.
Mbaj mend ditët e para në Leipzig: nuk kishte fizioterapistë, mjekët ishin larguar, asnjë teknikë. Sezoni duhet të niste për të dy javë. Duheshin vendime të shpejta, së pari e punësova Alex Zorniger, pastaj shkova në Leipzig dhe punësova dy fizioterapistë të rinj dhe dy mjekë të rinj brenda pesë orësh. Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të ardhmen e tij, por për momentin gjithashtu duket e ndalur nga pandemia. /R.Lika-Koha Jone/