Rama merr dhuratën e veçantë nga legjenda e Juventusit në Milano, takon shqiptarët e Milanos

Kryeministri Edi Rama, me çeljen e fushatës elektorale ka nisur takimet me diasporën nga Milano, ku dhe ka marrë një dhuratë të veçantë.
Pak para se të merrte fjalën, Rama mori si dhuratë një fanellë të skuadrës së Juventusit me numrin 5, numër i cili përkon me numrin që PS ka në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
“Ta keni për fat”, i tha ish-mesfushori i kombëtares italiane dhe Juventusit, Alessio Tacchinardi kryeministrit, ndërsa ky i fundit e falenderoi.
Ndërkohë kryeministri takon shqiptarët e Milanos. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë pasaportën e evropiane si dhuratë fëmijëve të tyre dhe sipas tij do ju japë dinjitetin dhe lirinë si çdo qytetar europian.
“Po ju them ju keni bërë shumë dhe sakrifikoni çdo ditë por nuk mund të bëni fëmijëve tuaj asgjë më të paharrueshme se një votë që në fund të kësaj dekade ju jep pasaportën e BE-së në 2030. Ju jepni jo vetëm dinjitet por edhe liri që ndryshe nuk e kanë dot. Ju jepni lirinë që të lëvizin si kudo, që të mos jenë studentë të huaj por studentë të BE-së. Dhe kur të kërkojnë punë të kenë të njëjtën akses si studentët europianë. Me atë pasaportë do hyni dhe dilni kudo njësoj si italianët dhe askush nuk iu thotë ku po shkon, ku e ke lejen.” theksoi kryeministri.
Edi Rama deklaroi në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano se qeveria italiane ka firmosur dokumentin e fundit për njohjen e pensioneve.
Duke e quajtur kryeministren italiane “motër”, Rama iu drejtua emigrantëve se për të mbërritur në këtë moment, ata pritën shumë, por nëse Shqipëria do të ishte vend anëtar në BE, pasaporta evropiane do tu jepte të drejta njësoj si italianët apo cdo qytetar i Bashkimit Evropian.
Edi Rama: Me hyrjen në BE, mundësitë tona do të jenë shumë më të mëdha për të mbështetur njerëzit, por me hyrjen në BE gjithsecili do të marrë pasaportën europiane.
Pasaporta europiane nuk është dokument udhëtimi, është një status qytetarie. Ne si banor të vjetër kemi “ngrënë” dynjanë për të mbërritur deri këtu, do na japë mundësi që me atë pasaportë të jemi baraz me cdo italian e këdo tjetër.
Ne bëmë, një përpjekje shumë të gjatë që më në fund qeveria italiane ti njihte pensionet tuaja. Dhe ju pritët dhe edhe pasi u morëm vesh me motrën time në Romë, ju prapë pritët derisa miratuan ligjin dhe vetëm përpara 3 ditësh është firmosur dhe dokumenti I fundit. Por nëse do të kishim pasaportën e BE, ju s’do të kishit nevojë për asnjë lloj njohje nga qeveria italiane.
(Shiko videon)