Rama njofton pritje edhe për boksierin Florian Marku: Ngjiti flamurin shqiptar në majën e botës
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se do i rezervojë boksierit, Florian Marku të njëjtën ceremoni pritjeje siç u zhvillua për atleten, Luiza Gega.
Rama ka theksuar se ditën e shtunë do nderojë me krenari kampionin që ngriti flamurin shqiptar më majë të botës.
“Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që e ngjiti flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur”, thekson Rama.