Rama shkon stadium, Bajerni fiton ndaj Leverkusenit

Bayern Munchen mori një fitore të rëndësishme këtë të shtunë ndaj Leverkusen me rezultatin 2-1, takim në të cilin i pranishëm në shkallët e stadiumit ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Me anë të një statusi në “Twitter”, Rama njoftoi se ishte i pranishëm në “Allianz Arena”, ndërsa falenderon edhe Karl-Heinz Rummenigge, shefin ekzekutiv të Bayern Munchen, për ftesën.

Për takimin me Karl-Heinz Rummenigge, Rama rrëfen dhe temat e diskutuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Karl Heinz Rumenige i tregon me detaje qëndrimet e tij në Shqipëri, ku mikpritja për gjermanët ka qenë e paharrueshme. Mban mend si një kujtim te jashtëzakonshëm një stërvitje në “Qemal Stafa”, kur stadiumi u mbush plot e përplot???? Flet me entuziazëm për faktin që po ndërtojmë stadiume të reja dhe është i impresionuar nga projekti i Arenës Kombëtare??”- shkruan Rama në postimin e radhës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Ndërsa shoqërues i Ramës në këtë takim, ishte dhe deputeti socialist Taulant Balla, i cili ashtu si rama rrëfen emocionet e përjetuara në “Allianz Arena”.

“Kryeministri Rama ishte i ftuar nderi i Bayern Munchen sot (dje) për të ndjekur një ndeshtje të vështirë per bavarezet me Leverkusen. Si tifoz ‘i regjur’ i Bayern pata edhe unë nderin të jem bashke më Kryeministrin në këtë festë për bavarezët. Një super pritje dhe bisedë e këndshme me Karl Heinz Rumenige CEO i Bayern Munchen për futbollin dhe kujtimet e tij nga Shqipëria, ku Bayern dhe Gjermania kanë shumë tifozë”- shkruan në faqen e tij zyrtare Taulant Balla.

rama1 rama2 rama4

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?