Rama uron skiatoren shqiptare Lara Colturi: Ëndrra e saj, të ngjisë flamurin kuqezi në majën më të lartë të botës
Sporti ka marrë vëmendjen e qeverisë Rama si kurrë më parë. Lara Colturi është skiatorja italiane, por me nënshtetësi shqiptare që është renditur e para në garën e 8-të të skive në Amerikën Latine.
Kryeministri Edi Rama, thotë se ëndrra e saj është që ta ngjisë ngjitur flamurin kuqezi në majë më të lartë të botës. Ndër të tjera kreu i qeverisë nënvizon se ka ardhur koha për të investuar në insfrastrukturën e nevojshme që të trajnohen të talentuarit në sportin e skive.
“Në garën e parë pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare Lara Colturi është renditur e para dhe me urimin që ajo të ketë mbarësinë e suksesin që dëshiron, uroj për të gjithë skuadrën tonë kombëtare të skive, krijuar me vizion e pasion nga kreu i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, me vajza e djem të talentuar emigrantësh më veriun e Italisë, që të rritet e forcohet për ta nderuar Shqipërinë edhe në këtë sport, ku ka ardhur koha të investojmë pak nga pak për infrastrukturën e nevojshme në vendin tonë”, shkruan Rama.