Rama viziton punimet në “Zeqir Ymeri”, Gjici tregon spiunët (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama udhëtoi këtë të premte drejt Kukësit për të vizituar ecurinë punimeve në stadiumin e ri të këtij qyteti. Në praninë e disa zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste por edhe presidentit të klubit të futbollit të Kukësit dhe njëkohësisht kryetarit të baskisë, Safet Gjici.
Rama u shpreh i kënaqur nga ecuria e punimeve në impantian “Zeqir Ymeri” për sezonin e ardhshëm. Gjici konfirmoi stadiumi pritet të mbarojë në fund të muajit gusht, ndërsa shtoi se “spiunohet” nga tifozët për vijimin e punimeve.
“Këtu vijnë çdo ditë 200-300 veta, që shohin punimet, sidomos mosha 50-vjeç, rrinë dhe marrin në telefon, janë supervizorë të Faikut, dhe informojnë çdo ditë. Janë shumë tifozë, shohin ça u bë sot ca u bë nesër“.
Kryeministri nuk tha asnjë fjalë për rifillimin e kampionatit, i cili ka mbetur në ajër për momentin, teksa nuk ka as datë për fillimin e stërvitjeve individuale. Ministria e Shëndetësisë të enjten ktheu një përgjigje për fillimin e negociatave, por pa dhënë asnjë datë.