Ramadani, shqiptari që ka kryer dy goditjet e mëdha këtë verë në merkato

Fali Ramadani, ka lindur në vitin 1969 në Tetovë të Maqedonisë së Veriut nga prindër shqiptarë, jeton në Berlin të Gjermanisë është bashkëpronar i Lian Sport-Agency, në vitin 2015-të u shpall agjenti më i mirë nga Globe Soccer Aëards, ndërsa në këtë 2020 do të mbahet mend gjatë si menaxheri që ka realizuar dy nga goditjet më të mëdha të merkatos së deritanishme për edicionin 2020-2021.

Një vit më parë Ramadani spikati me transferimin e Luka Jovic nga Frankfurt te Real Madrid për 60 milionë euro ndërsa këtë verë vetëm pak ditë më parë bëri të mundur transferimin e Miralem Pjanic te Barcelona për 60 milionë euro plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Ramadani nuk u mjaftua me kaq pasi mediat ndërkombëtare kanë zbuluar se ai menaxhon edhe Leroy Sane dhe kishte një ndikim të madh në transferimin e talentit gjerman te Bayern Munich. Ramadani është fotografuar në një nga restorantet e Mynihut teksa drekonte në praninë e Sane dhe disa personave të tjerë vetëm pak orë pasi 24-vjeçari firmosi kontratën 5-vjeçare me Bayernin ndërsa në arkat e Manchester City-t, kampionët e Gjermanisë derdhën shifrën e 50 milionë eurove.

SHKARKO APP