Ramirez: Disa skuadra në Seria A kanë fshehur numrin e të infektuarve

Serie A po kërkon të gjejë një zgjidhje, nëse do të jetë e mundur të mbyllet ky sezon futbollistik, nga shtëpia e Sampdorias dhe më konkretisht nga Gaston Ramirez vinë fjalë të rënda për mënyrën sesi bota e futbollit e ka përballuar emergjencën e koronavirusit.

“Sampdoria nuk ka mbajtur të fshehtë asgjë ndryshe nga disa skuadra të tjera që e kanë bërë diçka të tillë. Kjo është një mungesë respekti ndaj atyre që kanë qenë transparentë dhe ndaj personave që kanë patur kontakte me të infektuarit.

Të tregosh që ke koronavirus nuk është se po bën një krim, por është çështje shëndeti dhe etike. Dikush mendon se është e vërtetë që vetëm Sampdoria në Serie A ka patur 6,7 apo 8 të infektuar dhe skuadrat e tjera jo”, fjalë këto të Gaston Ramirez që bien si një kambanë alarmi.

SHKARKO APP