Ramos lë nam me ekzekutimin e një “Panenka” (VIDEO)
Një mbrëmje për t’u harruar për Sergio Ramos dhe Monterrey. Skuadra meksikane u shkatërrua 6-2 nga Toluca në “Liga MX”, duke humbur një mundësi të artë për t’iu afruar kreut të renditjes.
Në minutën e 20-të, Monterrey fitoi një penallti dhe Ramos mori përsipër ekzekutimin. Spanjolli tentoi një “Panenka”, por portieri i Toluca-s qëndroi i palëvizur në qendër të portës dhe e priti lehtësisht.
Nga një rast për të kaluar në epërsi të sigurt, Monterrey përfundoi i turpëruar: Toluca reagoi menjëherë dhe përmbysi rezultatin nga 0-1 në 3-1 brenda 15 minutash.
As aktivizimi i Anthony Martial në pjesën e dytë nuk solli ndryshim. Toluca dominoi lojën dhe vulosi një fitore të pastër, duke u ngjitur me pikë në vendin e dytë të klasifikimit.
KOHA JONË SONDAZH

