Ramos: Mbyllëm një sezon të çuditshëm, kjo fanellë meriton më shumë!

Real Madrid e mbylli sezonin me një eliminim nga Champions League, teksa zhgënjimi për Sergio Ramos është i madh. Kapiteni i Los Blancos nuk pati mundësinë që të zbriste në fushën e lojës për shkak skualifikimi.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Ramos ka dashur të bëjë një bilanc të sezonit 2019-20, i kushtëzuar nga një ndalesë e detyruar nga emergjenca koronavirus.

“Është mbyllur një sezon atipik dhe i çuditshëm, shumë i vështirë për të gjithë. Ka një shije të hidhur dhe të ëmbël njëkohësisht, sepse ne jemi Real Madrid dhe jemi të detyruar të fitojmë gjithçka. Duhet të vlerësojmë fitoren e kampionatit, veçanërisht për rrethanat e veçanta në të cilat kemi luajtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo fanellë dhe kjo histori meritojnë gjithmonë më shumë. Në fitore, në humbje, gjithmonë: HALA MADRID. Faleminderit për mbështetjen tuaj, edhe në distancë”, ka shkruar Ramos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?