Ramsey: Nuk kam mëri me Juven, dy sezonet e fundit ishte të vështira
Aaron Ramsey u zyrtarizuar te Rangers në orët e fundit të merkatos. Mesfushori uellsian i është përgjigjur pyetjeve të ‘Sky Sports’, duke iu rikthyer orëve të kalimit nga Juventusi në Skoci.
“Ishte paksa një transferim neurotik, kishte gjëra që shkonin lart e poshtë mes klubeve, ndryshime të vogla dhe rregullime që duheshin bërë, por jam i lumtur që ia dolëm në fund. Për mua ishte një përvojë e re. Jam i lumtur që gjithçka shkoi mirë. Dua të luaj. Unë gjithmonë kam luajtur shumë në karrierën time dhe dy sezonet e fundit nuk kanë qenë të lehta. Megjithatë, kjo është e kaluara.
Juventus? Nuk kam mëri, gjithçka ishte e qartë dhe e thjeshtë, kështu që mund të them vetëm faleminderit për periudhën time me Juventusin. Tani mendoj vetëm për Rangers dhe shpresoj të jem në gjendje të rikthehem në formë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të tregoj se çfarë mund të jap akoma”, deklaroi Ramsey.