Rangnick largon Milanin: Nuk ka asnjë akord, vetëm thashetheme!

Pas disa javësh thashethemesh, Ralf Rangnick thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën për mundësinë që të marrë drejtimin e Milanit. Trajneri i Leipzig në një intervistë për kanalin “MDR”, sqaroi situatën e tij.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me një marrëveshje timen me Milanin. Në të kaluarën ka pasur interesim, por deklarata të tilla për akord nuk kanë lidhje me realitetin.

Tekniku gjerman nuk mohon të ketë pasur kontakte, por ai mohon kategorikisht për një parakontratë: “Nuk ka asgjë”. Një frazë që të lë të kuptosh se pasuesi i Piolit mund të jetë një mes Marcelinos ose Unay Emery, por nuk përjashtohet as Lucciano Spalleti. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP