Raporti i CIES/ Skuadrat që kanë investuar më shumë në merkato, udhëheq Chelsea

CIES Football Observatory ka publikuar listën e 100 klubeve në botë që kanë investuar më shumë në kartonët e lojtarëve për të ndërtuar skuadrat aktuale të tyre, duke përfshirë edhe bonuset e mundshme të marrëveshjeve. Në krye të renditjes qëndron Chelsea, me një total prej 1,314 miliardë eurosh, ku më i shtrenjti ka qenë Moisés Caicedo (134 milionë euro, 10% e shpenzimit total).

Podiumi kompletohet nga dy rivalët e mëdhenj të Premier League: Manchester City – 1,128 miliardë € dhe Manchester United – 1,071 miliardë €. Pas tyre vijnë përsëri dy klube angleze, Liverpool (1,065 miliardë €) dhe Arsenal (1,001 miliardë €).

Asnjë klub jashtë Anglisë nuk ka kaluar shifrën e 1 miliardë eurove në shpenzime për skuadrën aktuale. Rekordin e mban Paris Saint-Germain, kampionët në fuqi të Champions League, me 873 milionë €, duke u renditur në vendin e 7-të, pak përpara Real Madridit. Në vendin e 11-të gjendet Juventusi me 503 milionë euro, ndërkohë që më poshtë gjendet Napoli me 456 milionë euro. Interi ndërkohë ka shpenzuar vetëm 295 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jashtë Europës, vendin e parë e mban Al-Hilal i Arabisë Saudite, me 451 milionë €, që e pozicionon në vendin e 19-të globalisht. Dominimi i klubeve angleze në këtë renditje tregon qartë forcën financiare të Premier League, që vazhdon të mbetet kampionati më i shtrenjtë dhe më i pasur në botën e futbollit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?