Raporti i UEFA-s për Skëndërbeun, Prokuroria regjistron procedimin penal

Raporti voluminoz i UEFA-s, për skuadrën e Skëndërbeut, që paraqet fakte se janë manipuluar 50 ndeshje, sot burime kanë pohuar se Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedimin penal.

Sipas të njëjtit burim, ky procedim është regjistruar nga Njësia Task Force nisur nga komentet mediatike,  për veprat penale të paracaktimit të rezultateve të ndeshjeve sportive.

Shënjestra kryesore e akuzave për trukim të ndeshjeve është klubi i Skënderbeut, i cili sipas një raportit të plotë të Uefa-s, klubi ka manipuluar ndeshjet për rreth 6 vite. Janë gjithsej mbi 50 ndjeshme, 41 ndër të cilat në aktivitete kombëtare, pra kampionat dhe kupë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në raportin e UEFA-s përmenden gjithashtu edhe 6 sfida miqësore që skuadra korçare ka zhvilluar gjatë fazave përgatitore jashtë Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emrat zyrtarësh përfshijnë dhe emrin e ish-ministrit të financave, Ridvan Bode aso-kohe deputeti i qarkut të Korçës. Mbi të raporti zbulon se është person i përfshirë në manipulimin e rezultateve, sidomos në gjatë edicionit 2010-2011 që ishte edhe sezoni kur Skënderbeu fitoi titullin e parë të epokës moderne.

Klubi kampion në fuqi i vendit vijon të mohojë gjithçka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?