Rast pozitiv me Covid te Gjilani, shtyhet me 24 orë ndeshja e Europa League

Kompeticionet europiane duken të mallkuara për skuadrat kosovare këtë verë. Pas Dritës dhe Prishtinës, probleme ka edhe te Gjilani sepse testet të cilëve u janë nënshtruar futbollistët e skuadrës së Gentjan Mezanit kanë zbuluar se një lojtar është i infektuar dhe për këtë arsye personi në fjalë është izoluar menjëherë së bashku me shokun e dhomës.

Ndërkohë UEFA ka marrë vendimin për të shtyrë me një ditë sfidën mes “Tre Pennes” së San Marinos dhe Gjilanit në mënyrë që pas 24 orësh futbollistët e skuadrës kosovare t’u nënshtrohen edhe njëherë testeve për COVID-19. Orari i ndeshjes do të përcaktohet në orët në vijim.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?