Rasti Kalulu ndez polemika në Itali, Elkann kërkon sqarime te Gravina për arbitrimin
Episodi mes Alessandro Bastoni dhe Pierre Kalulu në derbin e Italisë mes Inter dhe Juventus vazhdon të jetë në qendër të debatit në futbollin italian.
Kartoni i kuq i akorduar ndaj mbrojtësit bardhezi ka ndezur polemika të forta në Serie A, diskutime që pritet të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. Sipas mediave italiane, pas ndeshjes ka reaguar edhe John Elkann, president i Exor, kompania që kontrollon klubin torinez.
Mësohet se Elkann ka shprehur zhgënjim të madh për arbitrimin dhe ka kontaktuar presidentin e Federazione Italiana Giuoco Calcio, Gabriele Gravina, për të paraqitur shqetësimet mbi gabimet e përsëritura që, sipas tij, kanë penalizuar Juventusin. Ai thuhet se ka kërkuar ndërhyrje konkrete për përmirësimin e sistemit të arbitrimit dhe për të garantuar integritetin e kampionatit italian.
Nga ana tjetër, Elkann raportohet se ka kontaktuar edhe drejtuesit e klubit, përfshirë Damien Comolli dhe Giorgio Chiellini, si dhe trajnerin Luciano Spalletti. Ai u ka përcjellë mbështetjen e pronarëve për skuadrën, duke vlerësuar angazhimin, unitetin dhe reagimin e ekipit në fushë, por edhe qëndrimin e balancuar të drejtuesve në deklaratat pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

