Reagon gjyqtari që u dhunua në Turqi: Koca më tha “do të v*as”, do i denoncoj!

Gjyqtari Halil Umut Meler u dhunua ditën e djeshme nga presidenti i Ankaragyçy, Faruk Koca. Në një deklaratë të dhënë për mediat ai ka rrëfyer momentet e tmerrit.

“Faruk Koça më goditi me grusht nën syrin e majtë dhe rashë në tokë. Për aq kohë sa isha në tokë, njerëzit më goditën disa herë me shkelm në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Faruk Koça para gjithë bashkëpunëtorëve të mi më tha: “Do të të vras”! Do të bëj denoncim kundër atij dhe personave të tjerë që më rrahën. Nuk dua të bëj kompromis. Kjo është gjithçka që duhet të them”m deklaroi arbitri Meler.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?