Real-Bajern spektakël dhe “paqe” në pjesën e parë në “Bernabeo” (VIDEO)

45 minutat e para të gjysmëfinales së kthimit mes Realit dhe Bajernit kanë dhuruar një spektakël të vërtetë futbolli.  Skuadra gjermane kaloi në avantazh që në minutën e 3-të.  Levandovski hap mirë lojën për Myler në të djathtë. Kapiteni i ekipit gjerman kroson në zonë, atje ku mes rrëmujës së shkaktuar nga Ramos, përfiton Kimish, i cili e çon topin në rrjetë.

Kundërpërgjigja e Realit nuk vonon, teksa në minutën e 11-të është Karim Benzema që vendos baraspeshën, me një goditje me kokë, pas një pasimi të ardhur nga Marselo. Ndeshja është e hapur në të dyja krahët, teksa Myler vendos në provë portierin Navas. Në krahun tjetër portieri Ulraiç bën një pritje mjaft të mirë ndaj Marselos dhe Ronaldos. Toliso në fundin e pjesës së parë, goditi në hyrje të zonës, or tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit të portës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?